CRM 

në Odoo

                Duke ndërtuar një marrëdhënie të mirë me klientët tuaj, ju mund të rrisni besnikërinë e tyre, të rrisni mundësinë për të shitur dhe të përmirësoni të ardhurat tuaja. Odoo CRM ndihmon bizneset të kenë bashkepunim me efiçent me klientët.

Databazë të dhënash 

 
Databaza e të dhënave të klientëve në Odoo është një mjet intuitiv që i ndihmon bizneset të përmirësojnë performancën e tyre të shitjeve. Krijimi i disa fazave qe nga momenti dhe krijimi i një kontakti dhe deri tek shitja finale lehtëson këtë proces pune dhe ndihmon në realizueshmerinë e objektivave të shitjes.

Komunikim i thjeshtë  

 
Përmes CRM ju mund të merrni emaile dhe ti dërgoni brenda platformës Odoo, gjurmoni email dhe shihni realizueshmerinë e tyre duke kuptuar në shifra sa nga email janë parë apo sa prej tyre janë shndërruar në një mundësi shitje.

Krijo ofertë shitje 

 
Odoo CRM ofron një ndërfaqe miqësore për përdoruesit dhe mundëson krijimin e ofertave të shitjeve menjëherë. Me disa klikime, mund të krijoni një ofertë profesionale dhe përmban të gjithë informacionin përkatës. Odoo gjeneron automatikisht ofertën në formatin PDF bazuar në preferencat tuaja. Më pas mund t'ia dërgoni këtë ofertë klientit tuaj.

Informacione të detajuara 


Automatizoni çmimet dhe nivelin e marrëdhënieve me klientët, ruani detaket e klientëve si marrëveshjet e çmimeve, kushtet e pagesës dhe taksat. Kjo parandalon gabimet gjatë procesit të shitjes ose blerjes.

 

 
 


Jeni gati të automatizoni dhe rrisni shitjet në kompaninë tuaj? 


Zbuloni si Odoo ju ndihmon të realizoni këtë proçes.

Kërko një demostrim