Menaxhimi i magazinës
Përmes modulit të inventarit në Odoo, bizneset mund të menaxhojnë dhe monitorojnë në mënyrë efikase inventarin e tyre. Gjurmoni me lehtësi produktet dhe variantet, mbani gjendjen në niveleve të inventarit, menaxhoni vendndodhjet dhe pajisuni me raporte të detajaura. Për më tepër, moduli ofron funksione të avancuara si skanimi i barkodeve, menaxhimi i numrave serial dhe menaxhimi i skadencave. Nga tani e tutje, menaxhimi inventarit është me kosto efektive dhe tepër i saktë
Prodhimi
Prodhimi shpesh është një proces i vështirë, shndërrimi i lëndëve të para në produkte të gatshme duhet të monitorohet ose kontrollohet siç duhet për të siguruar cilësinë e secilit produkt. Menaxhimi i të gjitha këtyre procedurave do të ishte i lodshem dhe do të konsumonte një pjesë të madhe të kohës suaj të punës nëse do trajtohej manualisht. Duke pasur një sistem efikas për menaxhimin e të gjitha këtyre operacioneve në lidhje me urdhrat e prodhimit, kompania do të garantojë produkte cilësore për klientët e saj
Blerja
Menaxhimi i aktiviteteve të lidhura me blerjet është një proces thelbesor për të drejtuar një biznes me sukses. Të kesh një sistem dinamik ERP si Odoo do t'ju ndihmojë në thjeshtimin e çdo procesi pune. Moduli i Odoo per Blerjen është krijuar në atë mënyrë që përdoruesi të mund të menaxhojë pa probleme operacionet e blerjes, furnitorët, faturat e blerjeve, përditësimet e produkteve dhe shumë aktivitete të tjera me pak klikimeve.
Kontrolli Cilësisë
Përmes Kontrollit të Cilësisë çdo biznes mund të beje krijimin e planifikimit të cilësisë, sigurimit, kontrollit, politikave dhe përmirësimit. Një kompani duhet të kryejë procedura të ndryshme të kontrollin e cilësisë për një produkt përpara se t'i hedhe ato në treg për klientët. Moduli i kontrollit të cilësisë në Odoo ju siguron të konfiguroni të gjitha aktivitetet në një sistem të vetëm.
Mirëmbajtja
Një kompani prodhuese zakonisht përfshin lloje të ndryshme makinerish dhe pajisjesh. Defektet e ndonjë prej makinerive ose pajisjeve do të vononte procesin e prodhimit dhe do të shkaktonte shumë humbje të produktivitetit. Për të shmangur këto probleme, nevojitet mirëmbajtja e duhur që do të përmirësojë ciklin e jetës së makinerive dhe pajisjeve. Për të marrë një produkt të përfunduar në mënyrë perfekte në fund të prodhimit, është thelbësore të sigurohet cilësia e makinerive që përdorni për procesin e prodhimit. Pasja e një moduli të dedikuar për të menaxhuar mirembajtjen do të kursej të ardhura dhe kohë.
Jeni gati te menaxhoni prodhimin me nje software te vetem?
Zbuloni si Odoo mund t'ju ndihmojë të menaxhoni gjithë ciklim e prodhimit me saktësi dhe eficencë!