Menaxhimi i projekteve
Pasja e një mjeti të dedikuar për menaxhimin e projekteve në një kompani mund të jetë i dobishëm për menaxherët, si dhe drejtuesit e një kompanie. Moduli i menaxhimit të projekteve ofron funksionalitete të avancuara operacionale për të caktuar detyra për punonjësit dhe ekipin tuaj, për të shtuar shënime dhe skedarë, për të analizuar të dhënat dhe opsione të avancuara kërkimi dhe filtrimi. Ky modul i Odoo është një nga mjetet me te avancuara të kontrollit dhe te funksionimit të një kompanie shërbimi.
Kohëshënues
Përmes raporteve të detajuara të menaxhimit të kohës në Odoo një kompani ka një sërë përfitimesh për të gjurmuar detyrat e ekipit , për të maksimizuar marzhet dhe për t'i bërë projektet fitimprurëse. Në të njëjtën kohë, permes ketij moduli mund të faturohen edhe klientët. Me ane të këtij moduli, kompania merr raporte të detajuara të detyrave dhe ecurisë së projekteve të punonjësve.
Shërbime në terren
Me modulin Shërbime në Terren në Odoo, punonjësit të cilët punojnë në terren mund të planifikojnë dhe menaxhojnë lehtësisht punën e tyre. Ky modul i përshtatshëm për përdoruesit ofron mjete për planifikimin, gjurmimin e kohës, krijimin e urdhërave të punës dhe faturimin. Odoo funksionon në çdo pajisje të lidhur në internet duke mundësuar perdorimin kudo dhe azhornimin e çdo shërbimi në kohë reale.
Kujdesi ndaj Klientit
Odoo Helpdesk thjeshton gjurmimin, prioritizimin dhe zgjidhjen e problematikave. Ju mund të organizoni detyrat sipas fazave dhe të merrni pamje të menjëhershme mbi ngarkesën e ekipit tuaj dhe mund të monitoroni statusin e detyrave dhe problematikave. Kontaktoni klientët përmes emailit, chat apo telefonatave duke siguruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientit!
Takime
Me modulin e takimeve në Odoo, mund të menaxhoni me lehtësi kalendarin dhe takimet tuaja. Klientët mund të caktojnë takime vetë në çdo kohë, bazuar në orët që ju jeni të disponueshëm.
Jeni gati të menaxhoni shërbimet tuaja në një software të vetëm?
Odoo ju mundëson një platformë gjithë përfshirëse me anë të cilës mund të menaxhoni çdo projekt në kohë dhe në menyrë efektive.