Politika e Privatësisë – Master HR

Kjo politikë privatësie shpjegon mënyrën se si aplikacioni Master HR, në pronësi të Master IT, mbledh, përdor, ruan dhe ndan informacionin tuaj personal kur përdorni aplikacionin tonë në pajisje Android dhe iOS.

1. Informacioni që mbledhim

Në varësi të përdorimit tuaj të aplikacionit Master HR, ne mund të mbledhim kategoritë e mëposhtme të të dhënave:

  • Të dhëna personale: Emri, mbiemri, e-maili, numri i telefonit, pozicioni i punës, numri personal i identifikimit (nëse aplikohet).
  • Të dhëna të punësimit: Orari i punës, pushimet, mungesat, dokumentacioni HR (kontrata, vlerësime performance, kërkesa për leje etj).
  • Të dhëna mbi përdorimin: Informacion mbi mënyrën si përdorni aplikacionin (logime, klikime, statistika përdorimi).
  • Të dhëna të pajisjes: Informacione bazë teknike si modeli i pajisjes, sistemi operativ dhe adresa IP.

2. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat që mbledhim përdoren për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të ofruar dhe përmirësuar shërbimet HR.
  • Për të menaxhuar marrëdhënien tuaj si punonjës me kompaninë.
  • Për komunikim të brendshëm (njoftime, detyra, kërkesa).
  • Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullatore.

3. Ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave

Ne marrim masa të përshtatshme sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi i tyre. Të dhënat ruhen në servera të sigurtë dhe janë të aksesueshme vetëm nga personeli i autorizuar.

4. Ndarja e të dhënave

Ne nuk e shesim, nuk e tregtojmë dhe nuk e transferojmë informacionin tuaj personal tek palët e treta për qëllime tregtare. Të dhënat mund të ndahen vetëm:

  • Me kompaninë tuaj (punëdhënësin), në përputhje me funksionalitetin e aplikacionit.
  • Me autoritete shtetërore në rast se kërkohet ligjërisht.
  • Me palë të treta të besueshme që ofrojnë shërbime teknologjike, me kontratë për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave.

5. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale.
  • Korrigjoni apo përditësoni informacionin tuaj.
  • Kufizoni apo kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja.
  • Kërkoni fshirjen e të dhënave, në përputhje me politikën e ruajtjes së informacionit të kompanisë.

6. Cookies dhe teknologji të ngjashme

Master HR nuk përdor cookies në pajisjet mobile, por mund të përdorë teknologji të ngjashme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit (p.sh. mbajtja mend e seancave/logimeve).

7. Ndryshime në këtë politikë

Ne mund të përditësojmë këtë politikë privatësie herë pas here. Në rast ndryshimesh të rëndësishme, përdoruesit do të njoftohen brenda aplikacionit ose përmes emailit.